Akuza për trafik fëmijësh, sherr në studion e 'Pa gjurmë' midis dy ish-bashkëjetuesve

7 Dhjetor 2018, 20:23

Asllan Patrioti ka rrëfyer më datë 28 nëntor të këtij viti në studion e "Pa Gjurmë" mënyrën sesi e ka takuar ish-bashkëjetuesen e tij, të cilën e akuzon sot si trafikante fëmijësh. Gruaja me të cilën kishte një marrëdhënie 13-vjecare, është Adriana Hyska. Ajo është përballur me akuzat dhe vet Asllan Patriotin këtë të premte në studion e emisionit. Konfrontimi i tyre nuk kishte sesi të ishte ndryshe; i tensionuar dhe në disa momente i shoqëruar me ofendime dhe përplasje fizike.

Sipas Asllan Patrioti, gjithcka nisi në momentin që ajo kishte kërkuar punë dhe ai e kishte marrë në zyrën e tij. Patrioti bëri të ditur më 28 nëntor se fill pasi nisi marrëdhënia e tyre, bashkëshortja e tij sëmuret rëndë dhe ai e merr në shtëpi Adrianën për t'i shërbyer gruas. Ai bëri të ditur se i ka propozuar Adrianës që të merrnin një shtëpi me qera, ku edhe do të jetonin bashkë, ndërsa ai do të kthehej çdo mëngjes në shtëpi tek bashkëshortja. Më tej, Asllan Patrioti rrëfeu edhe momentin se kur kishte filluar të dyshonte për Adrianën.

"Më 20 janar të vitit 2018 më merr në telefon dhe shkon në banesën time. Kur hyn brenda ishte me një fëmijë të vogel në krahë rreth 2-3-javësh dhe i tregon që është i një shoqes. Më pas më pohon se tek ai fëmijë kishte pjesën e saj. Bie telefoni, zbret poshtë Adriana me fëmijën në krahë dhe merr një çantë në të cilën kishte brenda euro. Më duhen tha sepse jam pa shtëpi. Doja që të më tregontë se ku e kishte marrë. Dhe edhe pse ushtrova dhunë nuk më tregoi. U largova në mars të 2018 sepse kërcënohesha unë dhe vajza ime. Më thoshin që do të merrnin peng vajzën me dy fëmijët. Pas kërcënimeve të shumta, vendos që të largohet nga Shqipëria drejt Holandës, aty edhe ku denonon për herë të parë gjithë ngjarjen", ka rrëfyer Asllan Patrioti më datë 28 nëntor.