Akuzat e Bashës për keqmenaxhim të pandemisë, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Tërhiq akuzat! Strategjia e ndjekur deri më sot ia ka dalë

31 Tetor 2020, 17:24

Komiteti Teknik i Ekspertëve të shëndetësisë i është përgjigjur akuzave të vazhdueshme të Partisë Demokratike mbi keqmenaxhimin e situatës së krijuar nga koronavirusi si dhe se po mbulon dështimet e Ramës.

Të indinjuar nga këto akuza, anëtarët e këtij komiteti deklarojnë se nuk janë fasadë e askujt, ashtu sikurse deklaron kryedemokrati Lulzim Basha. Ata nuk pranojnë asnjë prej akuzave drejtuar tyre, qoftë nga demokratët apo dhe nga politikanë të tjerë teksa shprehen se strategjia që kanë ndjekur deri më tani ka rezultuar e suksesshme.