Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale mesazhin e një eurodeputeti të Parlamentit Europian, lidhur me situatën e krijuar një ditë më parë në PE, ku PD hodhi akuza të ashpra ndaj kreut të delegacionit shqiptar, Taulant Balla, për lidhje me trafikantët e drogës dhe kërkoi përjashtimin e tij nga delegacioni. Eurodeputeti, të cilin Rama nuk e identifikon, sipas kryeministrit është mik i Shqipërisë, i cili shkruan se ajo që ka ndodhur dje në PE është e tmerrshme dhe e padëgjuar. “Jam pa fjalë. S‘kam dashur kurrë të dëgjoj aq keq sa dëgjova sot për atë që kishin bërë kolegët shqiptarë“, i është drejtuar ai kryeministrit Edi Rama.
Postimi i plotë i Ramës në Twitter:
Një mik i Shqipërisë në Parlamentin Europian:I dashur Edi!S'kam dashur kurrë të dëgjoj aq keq sa dëgjova sot për çka kishin bërë kolegët shqiptarë!Eshtë e tmerrshme dhe e padëgjuar nën çatinë e BE-së!Jam pa fjalë dhe uroj të gjeni forca e kurajo për të vijuar punën por me ata...
Akuzat e PD për Ballën në PE, Rama nxjerr mesazhin e eurodeputetit: E tmerrshme dhe e padëgjuar, jam pa fjalë
No videos found.