Xhafaj: Audio përgjimi mashtrim, nuk jap dorëheqjen, nuk kam frikë nga shantazhet

16 Maj 2018, 20:15 | Përditesimi i fundit: 2018-05-16 20:48:22

Fatmir Xhafaj sqaroi gjatë konferencës urgjente për mediat të vërtetën e ndalimit të vëllait të tij në Itali 16 vite më parë, kur ai ishte 22 vjeç. Ministri i Brendshëm tha se Agron Xhafaj ishte ndaluar për një muaj por më pas ishte lënë i lirë nga autoritetet italiane. Xhafaj tha se në atë kohë, ish-ministër i Turizmit, i kishte dhënë dorëheqjen ish-kryeministrit Pandeli Majko, por ky i fundit kishte refuzuar.

Xhafaj deklaroi gjithashtu se nuk kishte menduar të jepte dorëheqjen pas rikthimit të akuzave nga opozita dhe publikimit nga PD të një videopërgjimi ku pretendohej se Agron Xhafaj bisedonte me një trafikant droge, ndërsa shtoi se dorëheqjen nuk ia kishte kërkuar as kryeministri Edi Rama. Videopërgjimi sipas Xhafajt, është manipulim, ndërsa i bëri thirrje Prokurorisë të hetonte shpejt këtë shantazh ndaj institucioneve publike të sigurisë siç i cilësoi ai akuzat e PD dhe LSI.

Nuk kam menduar të jap dorëheqjen. As kryeministri Edi Rama nuk më ka kërkuar dorëheqjen. Opozita po bën shantazh ndaj institucioneve publike të sigurisë

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj

    No videos found.