Akuzat e PD-së se po fshihet numri i viktimave të COVID/ Rama: Nëse Prokuroria do të përfshihet në këtë marrëzi politike, askush se ndalon

21 Nëntor 2020, 19:17

Një marrëzi politike e quan kryeministri Edi Rama, akuzat për fshehje të viktimave të COVID, ku tha se nëse Prokuroria e sheh të arsyeshme të përfshihet, askush nuk do e ndalojë. Për Ramën, e gjitha është një lojë e shëmtuar për të marrë pushtetin.

"Akuza për fshehjen e vdekje dobësi e frikshme e karakterit të kësaj opozite, kulmimi i një seri rastesh të përsërita, që kjo opozitë ngre akuza të shoqëruar me thirrje për Prokurorinë, por që do të thirrej edhe për të vdekurit në spital duke krijuar një trysni kaq të tepërt për mjekët që sot kanë nevojë për mbështetje, kjo e tejkalon nivelin e neverisë për politikën e këtij lloji. Nëse në kriminalizimin e çdo pune po reformë, apo jemi të detyruar të mësohemi me pahir, kriminalizimi i mjekëve tanë është i patorelueshëm.

Prokuroria e di vetë punën, nëse do e shohë të arsyshme që të përfshihet në këtë marrëzi politike, askush nuk do e pengojë, duhet mbajtur shënim nga një gjykatës si një lëndim i patolerueshëm i karakterit tonë si popull, virusi nuk na ndan dhe ky episod i luftës së shëmtuar për pushtet nuk duhet harruar nga asnjë shqiptar si një akt përçarjeje mes nesh, në luftën kundër këtij armiku të padukshëm, që nxit urrejtjen ndaj mjekëve tanë, që mund të nxisë edhe dhunën në rast se një familjarë mund të humbasë të afërmin e tij. Ne do ta fitojmë këtë luftë sidoqoftë, me besim të palëkundur dhe me durimin më të madh. Zbatoni rregullat, kufizoni lëvizjet, kontribuoni që të shmangim një mbyllje tjetër dhe as mos dyshoni në shifrat zyrtare dhe as mos bini pre e frikës nga asaj opozite që ju duan mish për luftën e tyre për pushtet. Do ta kalojmë këtë dimër të vështirë", tha Rama.