Kryeministri Edi Rama vizitoi shkollën “Charles Telford Erikson” në Golem, Kavajë. Pasi dëgjoi shqetësimin e mësuesve lidhur me konviktet, Kryeministri kërkoi prej tyre hartimin e një projekti dhe premtoi mbështetje për zgjidhjen më të mirë të mundshme. Ai lëshoi akuza në drejtim të bashkisë së Kavajës, që drejtohet nga Isa Sakja i zgjedhur nga Partia Demokratike.
Kryebashkiaku i Kavajës ka reaguar pas akuzave që kryeministri Edi Rama bëri sot nga Golemi për ndërtimet pa kriter në këtë zonë. Sakja u shpreh se PD ka vetëm dy vite që e drejton Bashkinë e Kavajës, kohë në të cilën sipas tij është shembur monopoli i ndërtimit 6-vjeçar të ndërtuar nga Rilindja.