Akuzat për krime lufte/ Nis seanca në Gjykatën Speciale të Hagës për ish- anëtarin e UÇK-së Rexhep Selimi

11 Nëntor 2020, 11:19 | Përditesimi i fundit: 2020-11-11 14:44:50

Sot në orën 11:00, ka nisur seanca gjyqësore për Rexhep Selimin, Ish-shefi i Grupit Parlamentar të VV’së në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.

Aktakuza kundër Rexhep Selimit u konfirmua më 26 tetor 2020.Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor 2020 dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.