Akuzat për 'listë familjare'/ Nis votimi i kandidatëve të PD në Fier, lista e plotë me 22 emra

8 Tetor 2020, 10:56 | Përditesimi: 8 Tetor 2020, 10:56

Partia Demokratike në qarkun e Fierit ka nisur sot të votojë kandidatët e propozuar për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 prillit.

Me parimin një antar një votë ta do të votohen 22 të propozuar. Nga lista me 22 emra në sy bien dy kandidatë, Roel Zoga, mjek neurolog dhe kardiologu Viktor Gjini.

Procesi i votimit ka filluar prej orës 10:00 dhe do të zgjasë deri në orën 18:00 pranë zyrave të degëve përkatëse.

Nga ana tjetër dje u hodhën akuza për mungesë transparence në procesin e zgjedhjes së kandidaturave për deputetë të Partisë Demokratike nga vetë demokratët. Zamira Mernica, nga Fieri akuzoi ish- kreun e PD-së në Fier, Luan Bacin, se ka dërguar në lista rrethin e tij të ngushtë.

b.ha./Shqiptarja.com