Akuzat për ndihmat, Spiropali: Basha i iku drejtësisë me raport! Murrizi: Çojeni në SPAK

30 Prill 2020, 11:27

Pas kritikave të deputetit Myslim Murrizi për ndihmat, reagoi ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali që sulmoi Lulzim Bashën lidhur po me këtë cështje. "Zoti Basha ka adoptuar stilin e zotit Murrizi, por këtij i shkon se nuk ka pasur ndonjëherë në dorë tendera, është i pastër dhe mund të flasë.

Por Basha ka dëshmuar se në cdo punë që ka bërë e ka çuar për dreq dhe kur ka shkuar në gjyq nuk është përgjigjur i është shmangur me raport mjekësor. Në kohën e tyre deti ishte kos dhe liqeni ishte pilaf. Dëshirat e brendshme i reflektojnë së jashtmi tani" tha ajo. Por Murrizi reagoi duke thënë se "Mos u tallni nëse e keni seriozisht merrni letrat për Bashën dhe çojini në SPAK".