TIRANE- Prokurorja e Përkohshme e Përgjithshme Arta Marku dhe dy prokurorët Olsjan Çela dhe Fajtona Memçaj të cilët kandidojnë për postin e kryeprokurorit, kanë dalë sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Për rreth një orë, secili ata kanë prezantuar eksperiencën e tyre profesionale dhe i janë përgjigjur edhe pyetjeve që anëtarët e KLP i drejtuan
Kryeprokurorja Marku theksoi gjatë fjalës së saj se në këtë mandat ka hetuar vepra të ndryshme penale duke nisur nga vrasjet dhe gjakmarrje ndërsa shtoi se misioni i saj do të jetë pastrimi i administratës nga persona që kanë probleme me ligjin. Marku u përgjigj lidhur me akuzat për njëanshmëri politike, duke sjellë në vëmendje rastin e ish-kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku i cili u shkarkua pas hetimit nga ana e institucionit që ajo drejton.
Arta Marku foli edhe për takimin e shumërpërfolur me kryeministrin Rama, me të cilin u shpreh se ka qenë takim emergjence përgjatë protestave të dhunshme të opozitës, ndërsa shtoi se ajo nuk i raporton kryeminisrit.
Kandidatja për kryeprokurore të Përgjitshme Fajtona Memçaj deklaroi se emërimi i saj si prokurore është bërë duke respektuar ligjin dhe në asnjë moment Presidenti dhe Prokuroria e Përgjithshme nuk e shkelën atë. Ajo tha se kishte marrë 5 nga 6 votat në Këshill, ndërsa presidenti kishte nxjerrë një dekret. Pyetjes nëse do të vinte në përgjim një prokuror apo anëtar të KLP Memçaj iu përgjigj se ka arritur të bëhet prokurore e mirë vetëm duke zbatuar ligjin.
Olsjan Çela ka deklaruar se posti e kryeprokurorit është në hallkën e parë garantuese të të drejtave ligjore. Ai tha se kryeprokurori duhet të jetë më aktiv në trajnimin e prokurorëve të rinj. Çela u shpreh se avokatët nuk janë avokatë dhe vënë firma aty ku u thuhet të firmosin. Ai tha shteti ligjor duhet të garantojë të drejtën e qytetarëve.