Akuzat për PPP, Rama: Nuk ka mjek që do të kthehet te gërshërët që s'presin

13 Janar 2020, 13:57

Kreu i qeverisë Edi Rama gjatë fjalës së tij në ambientet e reja të spitalit të kirurgjisë ironizoi akuzat e opozitës lidhur me investimet e bizneseve private, të quajtura ndryshe PPP (Partneriteti Publik Privat).

"Nuk është as detyra juaj që të ngrini zërin për këtë por nuk besoj se ka ndonjë mjek që do të ndërpresim investimet për shëndetësinë dhe të kthehen te gërshërët që nuk presin vetëm se është PPP. Nëse sot ne kemi kapacitetin për të furnizuar spitalet, kjo është si pasojë e investimeve të privatit. Privati investon para që shteti nuk i ka në atë moment. Shtetit shlyen. Si mundet të ndërpritet ky program, kjo marrëveshje, ky proces. Kjo është një sfidë, ashtu si mirëmbajtja. I kam kërkuar ministres të hapin një proces për një mirëmbajtje të integruar. Po të shikosh se sa shumë kanë mundur të bëjnë mjekët dhe sa keq janë trajtuar ata nga ata që duhet t'i jepnin në dorë sistemin e punës atëherë puna e tyre është shumëfish më e vlerësuar. Nëse shohim shifrat një ngjarje fatkeqe në një proces operacioni bëjnë lajm, por 60 mijë të suksesshme. Fshihen nga një dy raste në vit. Sfida jonë është të vëmë në shërbim ku dija juaj bën më të mirën. Mirëmbajtja e aparaturave është një sfidë e madhe. Kemi bërë një progres të madh por akoma kemi nevojë të përmirësojmë sistemin", tha Rama.

    No videos found.