Akuzat për shitje ndeshjesh, kompanitë ndërkombëtare përjashtojnë futbollin shqiptar nga bastet

4 Korrik 2020, 14:57

Ndeshja gjysmëfinale e Kupës mes Bylisit dhe Tiranës që ngriti edhe njëherë dyshimet e mëdha për trukime ka bërë që kompanitë e huaja të mos kuotojnë më sfidat e futbollit shqiptar në baste.

Prej vitesh futbollin shqiptar e kanë rrethuar dritëhije dhe dënimi i Skënderbeut ishte një damkë e zezë, ndërsa tani duket se historia po përsëritet. Por këtë herë me faktin që ndeshjet të mos kuotohen më as në kompanitë ndërkombëtare të basteve.