Akuzohet për falsifikimin e certifikatës së anglishtes, anëtari i Vettingut dëshmon në prokurori

31 Janar 2019, 16:07

TIRANE-Anëtari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Lulëzim Hamitaj është paraqitur ditën e sotme në orën 15:00 për të dëshmuar në Prokurorinë e Tiranës pas fletëthirrjes që iu dërgua. Hamitaj po hetohet për falsifikim të certifikatës së anglishtes.

Ai u vendos  nën hetim nga organi i Prokurorisë pas denoncimit të Partisë Demokratike, e cila e akuzoi se ka falsifikuar dokumentin.

Sipas pretendimit të opozitës, certifikata e njohjes së gjuhës angleze në nivelin e avancuar C1mban datën 6 prill 2015. Sipas opozitës  atë ditë Hamitaj, nuk ka qenë fare në Shqipëri.