Alarm fals në rrjetet sociale për shembjen e një pallati në Tiranë, banorët për Report Tv: Nuk ka asnjë rrezik

27 Nëntor 2019, 18:48

TIRANE-Një alarm fals në rrjetet sociale se një pallat 12-katësh te Rruga e Kavajës mund të shembet si pasojë e  dëmtimeve që ka marrë nga tërmeti i ka nxjerrë të gjithë banorët jashtë në rrugë për disa orë. Report TV ishte pranë banorëve të këtij pallati duke u interesuar për gjendjen e tyre dhe situatën.

Në prononcimet e tyre për gazetaren e Report Tv Ledina Jakini, banorët u shprehën se alarmi që është dhënë nuk ka qenë i vërtetë, pasi pallati ka pësuar plasaritje nga tërmeti, por nuk rrezikon që të shembet. Gjithashtu ata u shprehën se pallati është kontrolluar edhe nga inxhinierët dhe nuk rrezikon shembjen.