Alarm në Elbasan, preken nga tuberkulozi 6 punonjës të 'Kujdesit Shëndetësor'

25 Prill 2019, 20:35

Gjashtë punonjës të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Elbasan janë prekur nga sëmundja e tuberkulozit.

Nga kjo sëmundje ngjitëse nëpërmjet frymëmarrjes ka qenë e prekur sekretarja e këtij institucioni  çka ka bërë që të infektojë edhe pesë të tjerë.

Sipas mjekes epidemiologe Donika Bardhi,  pacientja është paraqitur në dispançerinë e sëmundjeve pulmonare  në Elbasan  ku edhe u diagnostikua me këtë sëmundje. Më pas pacientja është transportuar drejt sanatoriumit në Tiranë ku ka marrë mjekimet e nevojshme me anti-turbekuloz dhe aktualisht është në përfundim të muajit të dytë të mjekimit.

Mjekia Bardhi shpjegon se pacientja nuk përbën rrezik për personat e tjerë që kanë kontakt të afërt me të. Ndërsa  është bërë edhe debistimi i familjarëve të saj, të cilët nuk kanë rezultuar me probleme.

Ndërkaq  mjekja bën me dije së është bërë edhe debistimi i personelit të FSDKSH  ku kanë rezultuar të prekur lehtë nga kjo sëmundje 4 punojnësit e tjerë të këtij institucioni, të cilët nuk përbëjnë rrezik për individë të tjerë.  Ata i janë nënshtruar ekzaminimeve radiologjike si edhe kanë ëmarrë mjekimin  e nevojshëm.

Momentalisht në Shqipëri për vitin 2019 janë 150 të prekur nga sëmundja e Turbekulozit, ndërsa gjatë vitit të kaluar me këtë sëmundje janë rregjistruar  440 raste në të gjithë Shqiperinë.