Alarmi i banorëve në Fier: Ujqërit dhe çakejtë po bëjnë kërdinë, rrezikohen dhe fëmijët, bëjmë roje natën

20 Gusht 2020, 19:57

Ujqërit dhe çakejtë janë kthyer në një rrezik serioz për banorët fshatit Povelc e Darzezë të Fierit. Ata bëjnë kërdinë në bagëti e shpendë, por mjaft të rrezikuar janë dhe fëmijët. Sipas banorëve kafshët e egra shfaqen nga pylli Bishtmbret, ndërsa kjo problematikë ka tre vite që i shqetëson. Ata kërkojnë marrjen e masave, pasi blegtoria është e vetmja mundësi mbijetese për ta.