Alarmi i Presidentit për grusht shteti/ Braho: Qesharake, çuditem me Metën dhe opozitën

19 Shkurt 2020, 10:46

TIRANE-Deputeti Spartak Braho iu përgjigj sot kreut të shtetit, Ilir Meta që është shprehur se do të ndalojë dhe shpartallojë përpjekjen e mazhorancës për grusht shteti, duke i dhënë përgjigjen më shembullore që meriton. Braho, e cilësoi si qesharake deklaratën e Metës dhe opozitës.

"Çuditem me alarmin e opozitës dhe kreut të shtetit se po bën grusht shteti Edi Rama. Si mund të bëjë grusht shteti Edi Rama, opozita i organizon grushtet e shtetit. Pse do të bëjë grusht shteti shumica për të marrë pushtetin? Atë e ka. Është jo vetëm qesharake, por edhe një lloj justifikimi. Unë jam deputet i vjetër, kur Sali Berisha ka tentuar grusht shteti.

    No videos found.