Albana Vokshi takon gratë dhe vajzat në Vlorë: Shtoni angazhimin në protesta

7 Prill 2019, 17:27

Kryetarja e Lidhjes së Gruas të Partia Demokratike të Albana Vokshit, u takua sot me gratë dhe vajzat në Vlorë ku kërkoi prej tyre të jenë sa më aktive dhe të jenë në krye të protestave të opozitës.

Në një bashkëbisedim me gratë Albana Vokshi sqaroi motivet që e shtynë opozitën të largohej nga parlamenti. Me këtë vendim, tha Vokshi, ne i hoqëm fasadën e legjitimitetit parlamentit të krimit.

“Opozita, pas protestës së 16 shkurtit, vendosi që të lërë mandatet. Pra, nënjëfarë mënyre, pasi kemi provuar çdo mënyrë institucionale, çdo hapsirë që kishim brenda parlamentit, brenda institucioneve, ne vendosëm të mos ishim më fasadë. Nuk ka asnjë bisedim, për aq kohë sa Edi Rama është në krye të qeverisë. Kërkesa e PD është të ikë Edi Rama dhe të krijohet një qeveri tranzitore. Pa ikur Edi Rama nuk ka asnjë vendim, as për zgjedhje lokale. Sigurisht vetëm qeveri tranzitore pa Edi Ramën, mandati i të cilës të jetë zgjedhje të parakohshme por të sigurojë kushtet që çdo qytetar të votojë i lirë”, u shpreh Vokshi.

    No videos found.