Albana Vokshi tjetër padi në SPAK për Ogerta Manastirliun: Po jep legalizime në shkëmbim të votës

12 Prill 2021, 14:59

Kandidatja demokrate për deputete, Albana Vokshi ka paditur sot në SPAK Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun, duke e akuzuar se po jep legalizime në këmbim të votës në njësinë numër 9 në Tiranë, ku të dyja ato kandidojnë për deputete.