Albert Janku, 71 vite karrierë: Si u krijuan baletet e para nga Panajot Kanaçi dhe Agron Aliaj

10 Shkurt 2020, 16:05 | Përditesimi: 10 Shkurt 2020, 16:27

Skena për mjeshtrin e baletit Albert Janku është vetë jeta e tij.  I lindur në vitin 1939, sot në moshën 81-vjeçare, Albert Janku numëron plot 40 vite si solist me një galeri të pasur rolesh dhe plot 71 vite  gjithsej dedikuar skenës, si balerin, si primabalerin dhe mjeshtër i mësimit të koreografisë. 

Skenën e preku që në moshën 10-vjeçare me grupet amatore të fëmijëve, e pak vite më vonë u ngjit në skenën  e Pallatit të  Kulturës  Ali Kelmendi dhe shumë shpejt në vitin 1955 kaloi në Filarmoninë e Shtetit si kërcimtar profesionist, por edhe balerin. Nuk kishte bërë ende një shkollë të mirëfilltë baleti, por ai do të ishte një nga talentet e para të zbuluara nga mjeshtri Panajot Kanaçi.

r.k./Shqiptarja.com