Albin Kurti: Do të heqim taksën sa më shpejt, reciprocitet me Serbia

11 Nëntor 2019, 22:13

Me marrjen e drejtimit të qeverisë, Albin Kurti u shpreh se do të ndryshojë taksën 100 % të produkteve serbe në Kosovë, me reciprocitet ekonomik, politik dhe tregtar. "Tarifa 100% zëvendësohet me reciprocitet. Nuk e di kur por qeveria jonë do të jetë e përbërë nga Vetëvendosje dhe LDK-ja, ne do të vendosim dhe kur do ta vendosim do ta heqim, do të përpiqemi sa më shpejt" theksoi ai.

Por cfarë do të thotë reciprocitet? "Serbia ka nevojë të ndryshojë Kushtetutën e saj për heqjen e Kosovës. Unë dua reciprocitetin, me këtë fjalë kundrejt presidentit tonë ka dalë në ofensivë. Këshillin Kombëtar Nacional nëse serbët e duan në Kosovë, t'ua lejojnë shqiptarëve në Preshevë. Nëse një serb me diplomë në Nish apo Beograd vjen punon në Grashanicë, pse një djalë nga Presheva që diplomohet në Prishtinë të mos japë mësim në Preshevë? Ky parim është oferta ime për Serbinë dhe parim i reciprocitetit është kriteri normal" tha ai.