Albin Kurti: Duhen zgjedhje të reja! Politikanët e stërvjetëruar duhet të shkojnë në burg dhe të dalin në pension

1 Qershor 2020, 21:39

"Kosova sot ka nevojë për zgjedhje të reja. Zgjedhjet janë zgjidhja, më parë sesa ndryshimet brenda situatës aktuale në institucionet e Kosovës. Ne duhet të presim këto ditë në vijim se çfarë do të ndodhë. LVV synon që mbështetjen që ka që është mbi 50% të kurorëzojë në ato zgjedhje. Këto zgjedhje duhen sa më parë në mënyrë që ata që humbën zgjedhjet mos vazhdojnë me keqpërdorim të institucioneve", tha Kurti.