Gafa e Albin Kurtit në Gjirokastër për kreu e opozitës: Takova dje kryetarin e PDK-së

4 Mars 2021, 15:01 | Përditesimi i fundit: 2021-03-04 16:46:05

Kryetari i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ Albin Kurti ka qenë ditën e sotme në Gjirokastër, krah kandidatit të Vetëvendosjes për Gjirokastrën, Kreshnik Merxhani, të cilët po i mbështet publikisht.

Sakaq Kurti ka komentuar edhe agjendën e tij politike dje në Tiranë, ku tha se është takuar me krerët kryesorë të politikës në vend. Por gjatë fjalës së tij Kurti e cilësoi kryetarin e Partisë Demokratike, si kryetar të PDK-së (Partia Demokratike në Kosovë).Dje në Tiranë kam takuar dje të tre edhe kryeministrin Rama, edhe presidentin Meta edhe kryetarin e PDK-së Bashën.’- tha Kurti gjatë fjalës së tij në Gjirokastër.