Aldrin Dalipi rizgjidhet në krye të qarkut Tiranë dhe shpall objektivat e mandatit të dytë

9 Shtator 2019, 17:50

TIRANE-Sot është konstituuar Këshilli i Qarkut të Tiranës ndërsa Aldrin Dalipi u rizgjodh kryetar i ri i këshillit me 35 vota pro dhe 1 abstenim. Pas konfirmimit Dalipi u shpreh “katër vite më parë gjetëm një institucion në udhëkryq, ku qokat politike ishin pa limit.

Falë një reformimi të shpejtë duke shkurtuar gjithçka të tepërt, administratë modeste por efikase, projektuam shërbime, i dhamë fund korrupsionit të  sporteleve dhe në nëntor të vitit 2015, denoncuam një nga skemat më korruptive të tokave në bregdet.

emi të lumtur sot që 300 mijë m2 tokës së grabitur i është kthyer shteti dhe publikut. Denoncimi i skemës nga ana jonë solli një punë fantastike dhe të shpejtë të organeve ligjzbatuese për ta ndëshkuar. I hapim rrugë projekteve konkrete të mbetur pezull në nivel qarku dhe sot disa  projekte të rëndësishme zhvillohen dhe ndihmojnë shtresat sociale” tha ai.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në fjalën e hapjes u shpreh se në këtë qark do të kemi histori suksesi jo vetëm në Tiranë që përbën bashkinë tonë, por dhe në bashkitë që përbëjnë qarkun e Tiranës.

Qarku i Tiranës mori vëmendje në botimin e fundit të INSTAT që ka një rritje prej 8.5% që është dyfishi i rritjes ekonomike  të vendit. Sot jam i kënaqur që konstituojmë qarkun, por kemi mundësi të fillojmë me energji të reja punën”, tha ai.

Të pranishëm në mbledhjen e sotme të konstituimit ishte ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, kryetari i grupit Parlamentarë të Partisë, Socialiste Taulant Balla, kryebashkiaku Erion Veliaj, por edhe përfaqësues të klerit në Shqipëri.