Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit protestë pranë ish-godinës së shembur

22 Maj 2020, 20:26 | Përditesimi i fundit: 2020-05-22 23:18:50

TIRANE-Mbrëmjen e sotme Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka paralajmëruar protestën e katërt në orën 19:30 te hyrja e pedonales që më parë të çonte te godina e Teatrit Kombëtar. Ditën e mërkurë regjisori Robert Budina tha se cështjen tani do të ndjekin institucionalisht, teksa edhe SPAK-u njoftoi të enjten nisjen e hetimeve. Por pasditen e sotme, Aleanca bëri thirrje për protestë me argumentin se bashkia e Tiranës pas heqjes së inerteve ka rrethuar zonën.

"Vepra u krye dhe sot kanë filluar të mbulojnë skenën e krimit duke rrethuar pronën e Teatrit Kombëtar! Nuk do të lejojmë të fillojnë punimet! Duam Drejtësi për shkatërrimin e Teatrit dhe dhunimin e demokracisë!" thuhet në njoftim në faqen e aleancës. Por Bashkia e Tiranës në një reagim për Report Tv theksoi se 'është rrethuar trualli për të zhbllokuar rrugën në pedonale dhe për siguri, por nuk do të fillojnë punimet".Ndërkohë që pasditen e sotme përpara Pallatit të Kulturës në Durrës Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit po zhvillon një tubim sensibilizues për situatën e krijuar pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Aleanca fton qytetarët e Durrësit të firmosin peticionin, që Teatri të bëhet sikur ishte, aty ku ishte. Theksojmë se kryeministri Edi Rama u shpreh dje se projekti origjinal i Teatrit Kombëtar që u shemb do të bëhet diku tjetër me një tjetër funksion për fëmijët. Por grupi i artistëve të mbështetur nga opozita kërkon që të bëhet aty ku ishte, sikur ishte.

    No videos found.