Aleanca për Teatrin çon peticionin në Sarandë e Gjirokastër! Artistët e qyteti të gurtë refuzojnë të firmosin, të pranishëm vetëm simpatizantët e PD/LSI

4 Qershor 2020, 20:57

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka zbritur në jug të vendit në Gjirokastër dhe Sarandë për të firmosur peticionin për ndërtimin sërish të teatrit kombëtar aty ku ishte dhe ashtu siç ishte.

Mbrojtësit e kësaj kauze artistët Edmond dhe Robert Budina, Adriana Tolka, Neritan Licaj si dhe aktivistë të kësaj lëvizje, janë ndalur në qytetin e Gjirokastrës para godinës së Teatrit “Zihni Sako” për të mbledhur firmat për peticionin.