Aleanca zbarkon në Elbasan, Budina: Do të ketë edhe denoncime të tjera në SPAK për përdhunim të simboleve kombëtare

29 Maj 2020, 22:22

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është zhvendosur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit për të firmosur peticionin ku kërkohet rindërtimi i teatrit aty ku ishte dhe siç ishte. 

Takimi u mbajt para Teatrit Skampa në Elbasan. Edmond Budina, i cili ishte atje u shpreh se nuk është një nismë partiake, por qytetare, pasi vijnë për të mbështetur  këtë nismë për dhimbjen që shkaktoi shembja e Teatrit. Bazuar në denoncimin në SPAK të Aleancës, ai tha  se do të ketë edhe denoncime të tjera.