Aleatët e Bashës takim në Durrës, prezantojnë platformën për marrëveshje kushtetuese

1 Maj 2019, 19:16

Aletatë e kryedemokratit Lulzim Basha nga ‘Grupimi i Qendrës së Djathtë’ janë ndalur në qytetin e Durrësit ku kanë zhvilluar një bashkëbisedim mbi situatën në vend me strukturat dhe simpatizantët e partive që drejtojnë.

Krerët e partive opozitare, me qëndrimin e unifikuar për zgjedhje të lira dhe të ndershme, kanë sqaruar arsyet pse kanë ndërmarrë këtë nismë dhe gjithashtu, kanë njohur mbështetësit e tyre me ‘Platformën për marrëveshje kushtetuese’ me 12 pika të cilën e shohin si një pikënisje për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale që ka kapur vendin. 

Në union ata i kanë kërkuar një ditë më parë presidentit Meta që të thërrasë një tryezë politike me përfaqësues të opozitës dhe mazhorancës, për zgjidhjen e ngërçit politik. Në përfundim të takimit i bërë thirrje qytetarëve të angazhohen në moslejimin e zgjedhjeve farsë si dhe t’i bashkohen protestës së opozitës në datën 11 maj.