Aleatët e Bashës zbarkojnë në Presidencë, Kryemadhi çon Vasilin

19 Nëntor 2019, 09:33

Aleatët e Lulzim Bashës kanë mbërritur të parët në Presidencë mëngjesin e sotëm. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk ka preferuar të shkojë vetë duke dërguar ish-kryetarin e grupit, Petrin Vasilin. Gjithashtu shkallët e Presidencës i kanë ngjitur kreu i PAA, Agron Duka, Nard Ndoka, Vangjel Dule, Mesila Doda nga PDIU, Dashamir Shehi i LZHK-së dhe Arjan Madhi nga PR-ja. Pjesë e takimit është edhe Shpëtim Axhami i Lëvizjes së Legalitetit.