Aleati i PD-së kundër Bashës: S'ka vullnet për të ndryshuar sistemin! E ka mbyllur marrëveshjen me PS-në!

26 Maj 2020, 21:45

Aleati i PD-së, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka dalë hapur kundër liderit të opozitës, Lulzim Basha, duke thënë se nuk ka vullnet për të ndryshuar sistemin, pavarësisht presionit që ka nga aleatët apo shoqëria civile. Në emisionin "Repolitix" në Report Tv, Duka tha se PS-PD e kanë mbyllur marrëveshjen me kohë, madje së bashku me LSI-në.