Alesio Aliaj: Ja si përjetohet koronavirus në Australi, janë mbyllur 80% e bizneseve

23 Mars 2020, 12:17

Ish modeli Alesio Aliaj ka treguar përmes një lidhje skype në emisionin "Rreze Dielli" si po përjetohet koronavirus në Australi. 

Aliaj thotë se sot ishte dita e parë që shteti ka vendosur izolimin e njerëzve në shtëpi, ndërkohë që ka vendosur mbylljen e rreth 80% të bizneseve

"Sot dita e parë që është dhënë ultimatumi. Janë mbyllur 80% e bizneseve. Cdo gjë është anulluar. Hapur janë vetëm spitalet dhe dyqanet. Është situatë shumë e keqe. E kemi marrë si shaka, por nuk është shaka"