Sekretari dixhital në Partinë Socialiste, Alfred Peza, në fjalën e tij, para asamblesë së PS-së, ka thënë se kryeministri Edi Rama, është një nga liderët më të ndjekur në rrjetet sociale. Pas Merkel dhe Medvedev, i treti vjen Rama, tha ish-deputeti socialist.
Peza tha se fjalimi përmbyllës i fushatës për zgjedhjet qendrore në vitin 2017, ka arritur 10 mijë share në rrjetet sociale.
Dihet tashmë që kryeministri ynë është i treti nga liderët globalë më i ndjekuri pas kancelares Merkel dhe kryeministri rus Dmitry Medvedev. Ka mbi një milion e 136 mijë ndjekës në facebook që do të thotë se mbi 80 përqind e shqiptarëve e ndjekin dhe kjo është meritë e tij.
Alfred Peza, sekretari dixhital në Partinë Socialiste