Alibeaj flet për Bylykbashin: Nuk vendos emra për provokime! Jam kryetar i PD sipas rregullave, s’kam nevojë të ma konfirmojë njeri

26 Maj 2022, 14:58

Në mbledhjen me grupin parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka propozuar Oerd Bylykbashin si anëtar të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Ndonëse Bylykbashi, mbështetës i Berishës, nuk e njeh si kryetar të grupit parlamentar të PD, Alibeaj tha se nuk bën asgjë për provokim.

“Nuk jam unë nga ata që vendos një emër me idenë që po provokoj. Bylykbashi është si të thuash një lloj eksperience, një lloj magazine e asaj se cfarë ka ndodhur jo vetëm në këto vite por shumë më tepër se kaq dhe besoj që e ka përvojën, aftësinë edhe dëshirën për të kapërcyer këto gjërat e vogla për një gjë që të gjithë biem dakord se duhet bërë. Nuk është provokim jo. Emrat që janë vendosur aty dinë dhe cfarë të japin por shihni dhe reformën territoriale. Nuk është provokim, është thjesht dhe vetëm hapësirë e mundësi për të kontribuar për disa gjëra që janë të përbashkëta. A më njeh, a s’më njeh, këto janë të tejkaluara. Nuk ka nevojë të më konfirmojë njeri që jam kryetar i grupit parlamentar të PD.