Alibeaj: Fondin për ish-të përndjekurit, Rama e jep për koncesione e luks

8 Shtator 2018, 14:26 | Përditesimi i fundit: 2018-09-08 14:27:17

Përmes një deklarate nga selia blu, deputeti Enkelejd Alibeaj akuzoi kryeministrin Edi Rama se po godet ish-të përndjekurit politikë dhe të dënuarit nga komunizmi, duke reduktuar fondin për dëmshpërblimet. 

Nga selia blu, Alibeaj tha se për të realizuar këtë skemë që ndëshkon sërish këtë shtresë, qeveria Rama ka propozuar së fundmi ndryshime në ligjin e të përndjekurve politikë, duke sjellë regres të madh për procesin e dëmshpërblimit financiar të tyre.

Ligji injoron rregullat e trashëgimisë dhe parashikon që pjesën takuese të familjarit që nuk jeton e zhvat Rama, duke e futur në buxhetin e shtetit për ta përdorur për koncesionet korruptive të tij. Ligji deformon mekanizmin e shpërndarjes së dëmshpërblimit, duke hequr dyshemenë dhe duke përcaktuar në vend të tij tavanin e dëmshpërblimit prej 1 milionë lekë. Po ashtu, ligji i hap derën Qeverisë të rishikojë dëmshpërblimet e marra nga të përndjekurit, që do të thotë se edhe ata të përndjekur e familjarë që janë dëmshpërblyer duhet të rrinë me panik se Qeveria mund të vendosë kthimin ose reduktimin e dëmshpërblimit.

Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj

Sipas tij, paratë që iu takonin të ish-përndjekurve dhe ish të dënuarve politikë, Rama i ka vënë në dispozicion të koncensioneve korruptive dhe PPP-ve për miqtë e familjarët e tij.

    No videos found.