Alibeaj kundër Berishës për ndryshimet kushtetuese në 2008: Gabim historik

21 Korrik 2020, 11:49 | Përditesimi i fundit: 2020-07-21 11:54:30

Ish deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj i ftuar në emisionin "5 Pyetje nga Babaramo" në Report Tv bëri një deklaratë të fortë duke thënë se ndryshimet kushtuese të bëra në vitin 2008 mes Sali Berishës, kryeministër në atë kohë, dhe Edi Ramës, kreu i opozitës në 2008-ën, duke e cilësua si gabim historik dhe se një gjë e tillë nuk duhet të përsëritet më dhe se tashmë ndryshime të tilla duhet të zgjidhen përmes referendumit.

"Qëndrimi ynë është fare i thjeshtë, nuk do të duhet të bëjmë më gabimin e bërë historik, ngjarja më e madhe që anatemohet ende sot është që në prill të 2008-ës brenda natës ndryshoi kushtetuta. Siç ndryshoi kushtetuta pa konsultim do të ndryshojë edhe tani. Qëndrimi ynë është që a është nevojë dhe kërkesë që do të duhet të pyeten shqiptarët? Kërkesa jonë është, a është e vërtetë që 80% e shqiptarëve duan lista të hapura? Po pse mos t'ua japin shqiptarëve të drejtën që të votojnë sistemin që duan. Dëshira kërkesa jonë është që jo 0, ndryshime përveç dakordësisë së 5 qershorit", tha Alibeaj.Në lidhje me hapjen e listave dhe koalicionet, Alibeaj tha se qëllimi i vetëm i ndryshimeve kushtetuese sipas tij të njëanshme, janë vetëm  që Rama të mos shkaktojë rotacion politik dhe të për përfitojë 6 apo 7 mandate te pamerituara. Ai tha se opozita kërkon respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit, por nëse hapen listat ndalohen koalicionet dhe ajo marrëveshje sipas tij preket automatikisht dhe angazhimi i të gjitha palëve ishte që të mos ndryshohej asnjë germë nga ajo marrëveshje.