Alibeaj largohet nga dëgjesa: Mazhorancë hipokrizie, nuk pranon vetingun në politikë

12 Tetor 2018, 13:11 | Përditesimi i fundit: 2018-10-12 15:05:45

TIRANE-Paraditen e sotme është mbledhur Këshilli i Legjislacionit në një seancë dëgjimore me përfaqësuesit e Shoqërisë Civile për të diskutuar mbi propozimin e PD dhe LSI për vettingun në politikë. Por deputeti i PD, Alibeaj, i cili ishte i vetëm nga opozita u shpreh se kjo është një seancë hipokrizie, pasi shumica  nuk e do vettingun.

‘Po bëjnë teatër për të blerë kohë. Sot po luajnë teatrin hipokrit të radhës’. Pas debatit me Ruçin dhe akuzave për ngjarjet e fundit politike, ai u largua nga mbledhja e komisionit, ndërsa diskutimi vijoi vetëm me përfaqësuesit e shumicës me shoqërinë civile.

Debati mes Alibeajt dhe Ruçit
Gramoz Ruçi: Avash! Avash ti! Këtu e drejtoj unë mbledhjen. Nuk të kam thirrur ty, por shoqërinë civile, të lutëm nëse ata do të kenë pyetje, je i lirë. Ka mundësi të më dëgjosh mua. Do i lëmë të shprehen vetë ata apo jo?
Enkelejd Alibeaj: Shoqëria Civile të mos lejohet që të përdoret si fasadë
Gramoz Ruçi: Të lutem, të lutem
Enkelejd Alibeaj: Ligjin sot e bëjnë bandat në Bllok dhe në Shkodër
Gramoz Ruçi: Faleminderit! Faleminderit! Kjo mbledhje është vetëm për ju, përfaqësuesit e Shoqërisë Civile.
Enkelejd Alibeaj: Ata që nuk erdhën sot e dinin se është farsë, u ftuan 20 erdhën vetëm 5. (Largohet nga mbledhja)
Gramoz Ruçi: Nuk vend që të dëgjonim ju, dëgjojmë përfaqësuesin e opozitës. Duhet të ishte relatori i opozitës këtu. Tani drejtimin ia lë koleges për shkak të axhendës.

Opozita dorëzoi në datë 7 shtator në Kuvend projektligjin për vettingun në politikë, por që nuk përfshin familjarët, ndërsa shumica e ka dërguar për konsultim në Komisionin e Venecias.