Alibeaj: Me anti-KÇK-në Rama do që të përdorë krimin sërish në zgjedhje, OFL-ja përgjon për shantazh

10 Shkurt 2020, 22:44

TIRANE-Ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj i ftuar sonte emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' e cilësoi paketën anti-KÇK-të qeverisë si shantazh të kryeministrit Edi Rama kundër grupeve kriminale për t'i përdorur në zgjedhjet e ardhshme. Sipas tij, puna e SPAK-ut po eklipsohet me anti-KÇK-në, pasi, argumenton Alibeaj, kjo strukturë lëndë të parë duhet të kishte qeverinë dhe më pas ish-qeverinë.  "Të luftosh krimin është lëvizje, e mirë, por të futesh brenda kupton se kjo është tallje e kësaj qeverie. Jemi në vitin e 7 të qeverisjes dhe një ditë të bukur kujtohet qeveria dhe kryeministri për të luftuar krimin është e pabesueshme. Fakti që e bëri me afat kohor tregon mos seriozitetin.