Alibeaj për ndryshimet kushtetuese në 2008: Gabim historik / Ali Ahmeti: S'tërhiqem nga kushti për kryeministër shqiptar!

21 Korrik 2020, 09:42 | Përditesimi i fundit: 2020-07-21 09:42:29

Ish deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj i ftuar në emisionin "5 Pyetje nga Babaramo" në Report Tv bëri një deklaratë të fortë duke thënë se ndryshimet kushtuese të bëra në vitin 2008 mes Sali Berishës, kryeministër në atë kohë, dhe Edi Ramës, kreu i opozitës në 2008-ën, duke e cilësua si gabim historik dhe se një gjë e tillë nuk duhet të përsëritet më dhe se tashmë ndryshime të tilla duhet të zgjidhen përmes referendumit.

- - - - - - - -- - - -- - -- - - -- - - - - -- - - 

Kreu i partisë BDI në Maqedoninë e Veriut Ali Ahmeti tha në "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv, se mund të bëjë koalicion për qeverinë e re edhe me partinë e ish kryeministrit Gruevski nëse pranon kushtin e vendosur nga BDI për kryeministër shqiptar. Ahmeti tha se nuk tërhiqet nga kushti që qeverinë këtë herë ta drejtojnë shqiptarët pasi i kanë treguar vlerat e tyre në 20 vite qeverisje në situata të vështira. Ahmeti tha se nuk i bën këto kërkesë për t'u tallur me shqiptarët dhe elektoratin e tij. BDI për 20 vite ka qenë faktor për formimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut dhe me marrjen e 15 mandateve në zgjedhjet e fundit, Ali Ahmeti kërkon që në krye të qeverisë të vendoset një kryeministër shqiptar dhe duket se negociatat e tij vijojnë si me LSDM e Zaev dhe atë të VMRO/DPMNE e ish kryeministrit Gruevski, një parti nacionaliste.

--- -- - - - - -- - - - - -- - -- - - - -- - - -- -

Emisionin "5 Pyetje nga Babaramo" me moderator Ilir Babaramon mund ta ndiqni çdo të hënë në orën 20:55 në ekranin e Report Tv