Alketa Vejsiu prezanton në krah të Amadeus 'Sanremo 2020', përshëndet SHQIP të gjithë shqiptarët

7 Shkurt 2020, 10:22 | Përditesimi: 7 Shkurt 2020, 10:22

Ka nisur nata e tretë e “Sanremo”-s ku një nga prezantueset e natës do të jetë edhe shqiptarja Alketa Vejsiu.

Pas prezantimit të Georgina Rodriguez, erdhi radha e Alketa Vejsiu që të zbriste shkallët e “Sanremo”-s dhe të prezantonte në krah të Amadeus.

Me një fustan ngjyrë rozë me kristale në brez ajo ngjiti skenën e eventit më të rëndësishëm në Itali.

“Kjo ka qenë një ëndërr për mua, e rritur në një vend të vogël si Shqipëria.

Gratë kanë fituar në këtë festival, keni bërë një punë të mrekullueshme, faleminderit për këtë mundësi dhe unë modestisht si qytetare e botës them që Italia më ka pritur dhe është vendi me popullin më të bukur në botë.

Jemi 12 vite më të rinj se ju, ku në dhjetor mbajtëm një event shumë të mrekullueshm, ku për vite është prezantuar nga burra dhe kësaj rradhe në dorë ia la një gruaje”, është shprehur Alketa teksa ka përshëndetur shqip shqiptarët në skenën gjigante të "Sanremo"-s.

I dua shumë të gjithë shqiptarët që jetojnë në Shqipëri”, tha ajo.

Ajo ftoi Amadeus një natë të RTSH-së në Shqipëri, por më pas ai i tha mes të qeshurash se duhet të ndalonte.

b.ha./Shqiptarja.com