‘Alo Edi jam’, PD: Kur i kërkonim të merrte masa, na akuzonte se po përhapnim panik

13 Mars 2020, 19:54

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama se ka reaguar me vonesë në lidhje me masat e marra dhe se duhej t’i bënte që kur PD ia kërkoi këtë gjë. Partia Demokratike shkruan se Rama ndryshe thotë më 27 shkurt, ndryshe më 2 mars, dhe ndryshe më 12 mars.

“Kur i kërkonim të merrte masa, na akuzonte se po përhapnim panik dhe se koronavirusi nuk na kërcënonte. Tani që kërcënimi është realitet, bërtet se jemi në luftë!