Alpet, promovim nga qielli me aeronautikën dhe nga toka me Qendrën e Vizitorëve

25 Dhjetor 2019, 16:42

Krishtlindja e gjen Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit në promovimin e një albumi për Alpet të bërë nga Alket Islami Kreu i “Aeronautikës shqiptare” dhe inaugurimin e Qendrën e Vizitorëve të Parkut Kombëtar Valbonë, një investim ky i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

"Duam të dëshmojmë që Shqipëria nuk ka derstinacion kryesor vetëm detin dhe s’mund të ketë sukses nëse ofrojmë vetëm detin edhe rërën, por na duhet të kemi një kombinim në të 12 muajt e vitit të bukurive natyrore të vendit tonë dhe jemi këtu në këto 2 promovime që në fakt është dhe thelbi i të gjithë strategjisë sonë të zhvillimit të turizmit për të dëshmuar se sa bukur është edhe këtu në zonën e Valbonë se sa turizëm u bë edhe tani në pikun e dimrit edhe sa madhështore kjo zonë është në fakt”, tha Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Parku Kombëtar i Valbonës është ndër parqet më të klikuara në booking.com ku dhe përshtypjet e të huajve janë nga më të mirat. Ky park është i vizituar në të 12 muajt e vitit, duke ofruar peisazhe madhështore por dhe sporte të llojeve të ndryshme.

"Viti 2019 edhe pse nuk ka qenë një vit fare i thjeshtë për turizmin shqiptar kemi pasur disa problematika gjatë këtij viti. Kemi patur problematika nga problemet tona të brendshme por kemi patur problematika të natyrës të tërmetit që ndodhi në shtator dhe tani në nëntor përsëri ja dolëm që të kishim një vit të suksesshëm një vit me mbi 6.4 milion turistë të huaj kanë ardhur në Shqipëri gjatë vitit 2019”, tha Ministri Klosi. Ndërkohë ai falenderoi dhe banorët të cilët e kanë mbrojtur zonën nga zhvillimi i paqëndrueshëm dhe nuk e lanë këtë zonë që të bëhej e shkretë por zhvilluan turizmin gjithëvjetor.