Ambasada ruse në Tiranë zbardh telefonatën: Lavorov i kërkoi Ramës të mos ndërhyjë në punët e brendshme në Bjellorusi

21 Gusht 2020, 11:17

TIRANE-Ambasada ruse në Shqipëri ka zbardhur telefonatën e ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov me kryeministrin Edi Rama, në cilësinë e kreut të OSBE-së që po tenton ndërmjetësimin e krizës në Bjellorusi. Ambasada thotë se Lavrov i ka bërë të qartë Ramës se nuk duhet të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Bjellorusisë.

"Më 20 gusht, me iniciativën e palës shqiptare, u zhvillua një bisedë telefonike midis Ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Kryetarit të OSBE-së, Edi Rama. Palët diskutuan mbi situatën në Bjellorusi në kontekstin e propozimeve të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së për të kontribuuar në zhvillimin e dialogut midis autoriteteve dhe opozitës.

    No videos found.