Ambasadorët e BE-së në Shqipëri mesazhe për COVID-19, Soreca në shqip: Bashkë mund t'ia dalim

26 Shtator 2020, 16:21 | Përditesimi i fundit: 2020-09-26 16:22:20

Në Ditën Evropiane të Gjuhëve Ambasadori i BE-së Luigi Soreca dhe Ambasadorët e shteteve anëtare kanë një mesazh të veçantë në gjuhën e tyre amtare. Ata kanë dhënë mesazhe për mbrojtjen nga koronavirusi. Ambasadori i BE-së ka folur edhe në gjuhën shqipe.

"Ne të gjithë mund të flasim gjuhë të ndryshme por sfida jonë kryesore sot ka një emër: koronavirus", shkruhet në njoftim.