Ambasadori britanik: Ne po ikim nga BE-ja, s'kemi zë të fortë, por Shqipërisë duhet t'i hapen negociatat

16 Tetor 2019, 15:14 | Përditesimi i fundit: 2019-10-16 16:55:21

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman ka komentuar cështjen e negociatave nga Kukësi dhe Hasi ku ndodhej në një vizitë dy ditore për situatën në zonën veriore të Shqipërisë dhe parandalimin e emigracionit të paligjshëm në Angli.

Ambasadori u shpreh se Britania do të japë vlerësim pozitiv dhe do të jetë në anën e Shqipërisë në ditën ku diskutohet për çeljen e negociatave. Ai tha se Britania do të largohet nga BE-ja por shtoi se anëtarësimi i Shqipërisë në familjen Europiane është një gjë e mirë.

Britania do të largohet nga BE-ja, por deri tani dhe sigurisht që e kemi një votë, pozicioni ynë është sado që Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit por ne mendojmë është një gjë e mirë për anëtarësimin. Sigurisht që në këtë momentet nuk kemi ndonjë zë të forte por jemi pro me zë të qetë dhe të ulët" tha ai.

I pyetur mbi deklaratat e djeshme të kryeministrit Rama, ai tha se "Nuk i kam ndjekur. Nuk kam opinion. Të gjendet një rrugë për dialog me opozitën që është jashtë parlamentit. Nuk i shërben askujt që partitë që kane elektorat të sillen në këtë mënyrë" tha ai. Nesër dhe pasnesër janë dy ditë vendimtare ku do të vendoset fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë për negociatat.