Ambasadori francez në Serbi: Çdo vend i Ballkanit që hap negociatat të ulet në tryezën e BE-së...por pa të drejtë vote

31 Tetor 2019, 15:16

Ambasadori i Francës në Serbi, Jean Louis Falconi në një postim në Twitter shkruan se Franca nuk synon të vendosë “veto” apo as “partneritet të privilegjuar”, por mbështet anëtarësimin e plotë të Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE.

Në një intervistë për ‘FoNet’, Falconi tha se Franca i ka propozuar Këshillit të Bashkimit Europian idenë e modernizimit të procesit të pranimit në BE, i cili do të bënte të mundur që vendet kandidate nga Ballkani, të cilat i kanë përmbushur kriteret në fusha të caktuara, të fillojnë t’i shfrytëzojnë përfitimet e tyre në vend që të presin fundin e procesit.