TIRANE - Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se dosja 184 ku dyshimet janë fokusuar në vjedhje të votave në zgjedhjet e pjeshme për Bashkinë e Dibrës në 2016-ën, po lihet "jetime" me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Në një deklaratë për mediat që mbajti pas takimit që pati në selinë blu me ambasadorin e ri gjerman në vendin tonë, Peter Zingraf, kryedemokrati tha se janë prokurorja e Përgjithshme Arta Marku, dhe kryeprokurorja e Krimeve të Rënda, Donila Prela, ato të cilat sipas Bashës kanë vendosur të sakrifikojnë karrierën e tyre dhe të rrezikojnë burgun, për shpërdorim detyre. Kryetari i opozitës joparlamentare tha se kryeprokuroret duhet të ndiqen penalisht, teksa i etiketoi ato si "Katicat e Shqipërisë", duke ju referuar arrestimit për korrupsion në Maqedoninë e Veriut të Prokurores Speciale Katica Janeva.
Në një komunikim për gazetarët, lideri i PD-së tha se e vetmja zgjidhje për t'i dhënë fund krizës politike me një qeverisje sipas tij të kapur nga krimi, janë zgjedhjet përmes një qeverie tranzitore të pakapur nga kupola e krimit.
Muaji shtator, siç Basha tha, do ta vë në lëvizje opozitën jo vetëm me protesta anti-qeveritare. Kryedemokrati tha se opozita e bashkuar ka bërë gati një plan kombëtar siç ai e quajti, që do t'i vijë shqiptarëve si një alternativë qeverisëse.
Basha nuk la pa përmendur edhe rastin e Valdrin Pjetrit, të zgjedhur kryetar Bashkie i Shkodrës më 30 qershor, që u tërhoq nga marrja e detyrës pas zbulimit se ishte i dënuar dhe dëbuar nga Italia për drogë. Të njëjtën situatë PD paraqiti edhe për kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun, të cilin e akuzon se ka qenë i dënuar dhe i dëbuar nga Greqia. Për këto akuza, PD i kërkoi sot Prokurorisë të bëjë verifikimet përkatëse. Në këto kushte, Basha ngriti pyetjen, se sa kryebashkiakë të tjerë mund të jenë të dënuar, por që sipas tij po mbrohen nga Edi Rama. Shefi i opozitës tha se kryeministri është informuar nga autoritetet ndërkombëtare për rastin e Agim Kajmakut, e megjithatë -siç Basha pretendon, ai ka zgjedhur ta kandidojë për në krye të Bashkisë së Vorës.
"Ky është një veprim i dy katicave të prok përgj dhe krimeve të rënda, që po veprojnë si pjesë e grupit të strukturuar kriminal të rilindjes, janë aty për ti mbrojtjur dhe jo cuar para ligjt poltikanët që janë kapur duke vjedhur votat e shqiptarëve. guximi që kanë marrë për të mbyllur një dosje që e ka marrë vesh e gjithë bota tregon që dëshpërimi i edi ramës është i tillë saqë ka vendosur ti shtyjë edhe këto masha të pushtetit të tij, arta marku prela, dy katicat e tij, drejt vetëflijimit, se me veprimet që kanë marrë të dyja janë penalisht të ndëshkueshme nga ligji,. Kanë bërë shpërdorim detyre, prej këtij momenti duhet të ndiqen penalisht për shpërdorim detyre, meritojnë të quhen katicat e Shqipërisë, prokurorja speciale që u vu në pranga në Maqedoninë e Veriut. Këto ngajrje tregojnë degjenerimin përfundimtar të Edi Ramës. Ka kthyer në krye të PS-së Tom Doshin, një njeri në listën e zezë të SHBA. Caktuan një kriminel të dëbuar nga Italia kandidat për në bashkinë e Shkodrës, ai duhej të ndiqej penalisht, e prokuroria përpiqet të mbyllë dosjen 184 përpara se të krijohet SPAK-u. Edhe rasti i Agim Kajmakut, një tjetër individ me precedentë penalë në Greqi, që Rama dhe persona të tjerë përgjegjës në kupolën e lartë socialiste kanë pasur dijeni të plotë. Edhe ai ka mohuar precedentin penal në shtetin fqinj, fakti është se ai është një person me precent penal të hapur me drejtësinë greke, ky fakt dihet nga Edi Rama, i komunikuar atij nga partnerët ndërkombëtarë dhe ai ka zgjedhur ta kandidojë për Bashkinë e Vorës. Sa të tjerë nga këta kryebashkiakë janë me precedentë penalë? A nuk është kjo një provë se kriza politika dhe kushtetuese ka një burim, kriinalizimin e plotë të politikës me Edi Ramën në krye. Ai nuk përfaqëson më interesat e socialistëve, por të kriminelëve. Përgjigjja për të: Është clirimi i politikës nga krimi përmes një procesi të rregullt zgjedhor, të mbikëpyrur nga një qeveri tranzitore, pa persona që kanë lidhje me krimin që Edi Rama dhe kupola e krimit i serviri shqiptarëve. Koha nuk pret, jemi në një moment shumë delikat. Bashkë me opozitën e bashkuar, javët në vazhdim do të paraqesim një platformë masash, si një ofertë kombëtare për të mos humbur më shumë kohë të çmuar duke mbyllur derën e Evropës për Shqipërinë", tha Basha.