Ambasadori italian dhe Veliaj dhurojnë gjak për njerëzit në nevojë

15 Prill 2020, 14:18

Ambasada e Italisë në Tiranë në bashkëpunim me Organizatën Shqiptare të Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut dhe Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, organizuan dhurim vullnetar të gjakut në ndihmë të fëmijëve talasemikë.

Nismës iu bashkua sot edhe kryebashkiaku Erion Veliaj me ambasadorin italian në vendin tonë, Fabrizio Bucci, të cilët ftuan qytetarët të kontribuojnë për bankën e gjakut, aq shumë të domosdoshme për njerëzit që kanë nevojë.