Ambasadori italian flet për herë të parë pas marrjes së detyrës: Më duket sikur kam dy vite këtu! Presim që të hapen negociatat në pranverë

21 Janar 2020, 18:41

TIRANE- Ambasadori i ri i Italisë në Shqipëri Fabrizio Bucci ka folur për herë të parë pas marrjes së detyrës në tryzën e organizuar nga Asambleja e Përgjithshme e Konfidustrisë në Shqipëri. Buci ka deklaruar se ky është një vit i rëndësishëm për Shqipërisë duke qenë se ka edhe presidencën e OSBE-së. Ai tha se shteti italian pret që negociatat për vendin tonë të hapen në pranverë duke shprehur mbështetje për vazhdimësinë e këtij procesi. Bucci shprehu bindjen se nëse do të hapen negociatat, do të ketë një përmirësim të legjislacionit në Shqipëri, dhe Italia do të mbështesë Shqipërinë në përpjekjet drejt integrimit në BE.

"Kam dy janë që kam marrë detyrën dhe më duket sikur kam dy vite që jam këtu, pasi kam takuar dy herë me gjysmën e qeverisë dhe presidentin. Italia është e veçantë për Shqipërinë dhe anasjelltas. Na lidhin marrëdhëniet kulturore, gjeografike dhe historike. Rreth 130 sipërmarrje bëjnë pjesë në Shqipëri kemi veprimtari tepër të madhe në Shqipëri. Jemi vendi kryesor me të cilin Shqipëria ka import dhe eksport më të madh.