Ambasadori kinez në vendin tonë ka deklaruar se Kina ishte e gatshme që të sillte ekipe të kërkim-shpëtimit në Shqipërinë, por që nuk arritën në kohë për shkak të largësisë. Ai bëri të ditur se vendi i tij ka kontribuar me vlera monetare, të cilat pritet të mbërrijnë në ditët në vijim.
"Kina, pas shpërthimit të tërmetit ekipi kinez ishte i gatshëm të vinte, por Kina është pak larg. Nëse keni nevojë ne jemi gati të vijmë. Sa i takon donacionit në para, është duke ardhur, nëpërmjet Kryqit të Kuq kinez", tha ai, teksa bëri të ditur se 2 mln euro janë grumbulluar vetëm nga dy kompani kineze. Kryeministri Edi Rama ndërhyri duk iu përgjigjur me batutë.
"Nëse dy kompani japin 2 mln, duhet të presim më shumë nga qeveria kineze", tha Rama, duke shkaktuar të qeshura.