Ambasadori Soreca apelon në shqip: Maska ime për ty

7 Nëntor 2020, 14:40

Duke marrë shkas nga situata e krijuar në vend prej pandemisë së covid-19, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ka apeluar të gjithë shqiptarët që të vendosin maskën.

Përmes një video-mesazhi Soreca thotë se gjithkush luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e koronavirusit.